English

Topi-deputetëve të PD: Presidenti dhe Kuvendi rol të njëjtë për emërime

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA- Pas deklaratës së deputetëve demokratë, anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, ku i kërkuan PresidentitTopi që në propozimet që bën për krerët e institucioneve të respektojë Kushtetutën, reagon ky i fundit.

një qëndrim zyrtar nëpërmjet këshilltarëve ligjorë sqarohet se Presidenti i Republikës gjatë gjithë vepritmarisë së tij ka qenë konsekuent në zbatim të kompetencave të tij e në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe në asnjë rast, Presidenti nuk është gjendur nga Gjykata Kushteutese në kundërshtim me këto dispozita.

Deputetët demokratë në qëndrimin e tyre u shprehën separdje, për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti 19991, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë dhe ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, që sipas demokratëve ky propozimi i Presidentit ishte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Në deklaratën e Këshilltarëve të Topit thuhet se:

Vlersojmë se Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushteuese janë mjaft të qarta në përcaktimin e kompetencave të Presidentit të Republikës dhe të Kuvendit të Shqipërisë për ushtrimin e detyrimeve të tyre. Megjithatë sqarojmë opinionin publik më konkretisht se:

Vendimi i Gjykatës Kushteutese nr. 2 datë 19.01.2005 në tërësinë e tij i është përgjigjur kërkesës së paraqitur para saj se cila është përgjegjësia, roli dhe pozicioni i Presidentit të Republikës dhe i Kuvendit të Shqipërisë në rastet e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Ky vendim ka përcaktuar në pjesën arsyetuese të tij se të dy institucionet, si Presidenti i Republikës ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë kanë përgjegjësi dhe rol të barabartë në rastet e emërimeve të tilla. Asnjë nga institucionet nuk mund të ketë epërsi në vendimmarrjet e veta, pasi të tilla emërime kërkojnë bashkëpunim midis institucioneve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk bën fjalë për konsultime paraprake midis institucioneve, por për bashkëpunim institucional. Në vlerësimin tonë, ky vendim i Gjykatës Kushteutese ka parasysh faktin se emërime të tilla nuk mund të bëhen vetëm nga njëri institucion dhe asnjëri prej të dy institucioneve nuk ka peshë apo rol më të madh në miratimin e tyre. Por, të dy institucionet, jo vetëm që kanë pozicionin e tyre kushtetues në ushtrimin e kompetencave të tyre, por çdo vendimmarrje e tyre, duhet të jetë e pavarur nga ndërhyrjet paraprake të njëri- tjetrit.

Ne gjykojmë se emërime të tilla nuk mund të kërkojnë konsultime paraprake, jo vetëm sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e kërkon, diçka të tillë, por edhe sepse parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve presupozon respektim të kompetencave të secilit institucion dhe jo konsultim paraprak. Ky është edhe mendimi i anëtarëve të Komisionit të Venecias në Opinionin e datës 7 dhjetor 2004, ku thuhet se: Kërkesa për dhënien e pëlqimit nga Kuvendi, nuk do të thotë një ndërhyrje paraprake të Kuvendit në zgjedhjet e Presidentit, por do te thotë se Kuvendi ka kompetencën për dhënien ose jo të pëlqimit. Një debat i hapur i Kuvendit mbi dekretet e Presidentit të Republikës është i rëndësishëm, për t’i dhënë Presidentit informacionin e nevojshëm për arsyet e refuzimit të dhënies së pëlqimit, arsye të cilat do ta lejonin Presidentin, që në të ardhmen të dërgojë në Kuvend kandidatura të pranueshme nga Kuvendi”.

a.y/NOA

KOMENTE