English

Kosovë, urojnë politikanët

Prishtinë, 6 nëntor 2011, NOA - Drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, pritën e përcollën krerët e institucioneve dhe partive politike, të cilët erdhën në selinë e kësaj bashkësie për të uruar gjithë komunitetit islam në Kosovë. Mediat kosovare raportojnë se, ndonëse pritej të vinte për vizitë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ajo ka munguar. Por, urimet ka përcjellë Seremb Gjergji, i cili para disa ditësh ka paraqitur kandidaturën e tij për president të ardhshëm.

a.q/NOA

KOMENTE