Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë bëjnë lutjen e mëngjesit
English

Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë bëjnë lutjen e mëngjesit

Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA- Besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit që në orët e para të mëngjesit janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku kanë bërë lutjen e mëngjesit.

Të pranishëm në këtë lutje kanë qenë besimtarë e klerikë të klerit mysliman, së bashku me Kryetarin e Komunitetit Mysliman, Selim Muça që së bashku me qytetarët është falur dhe ka uruar për një festë të mbarë.

Sipas krerëve mysliman festa e Kurban Bajramit është festa e sakrificës,e durimit dhe e varfërisë. Besimtarët të kenë më shumë begati, dashuri dhe harmoni në familje, pasi Kurban Bajrami është edhe festa e mirëkuptimit, faljes dhe bashkimit.

Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, të triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës. Sipas përfaqësuesve të këtij besimi fetar, bërja e kurbaneve është një prej treguesve të afrimit tek e vërteta.

Kurban Bajrami është një ndër dy festat e besimtarëve myslimanë krahas Fitër Bajramit. Në këtë ditë bëhet kurban për hir të Zotit dhe mishi u dhurohet të varfërve. Në thelb, kjo festë është përkujtim dhe ripërtëritje e aktit të Profetit Ibrahim, të konsideruar “baba i profetëve”, i cili u tregua i gatshëm të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga një urdhër i Zotit përcjellë në ëndërr.

Agjencia e lajmeve NOA bashkohet me gjithë besimtarët myslimanë dhe iu uron një festë të mbarë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Anjeza Demiraj 12121211:34 - 06 Nëntor 2011
    gezuar Kurban Bajramin te gjith besimtarve myslimane kudo qe ndodhen.
  • Redona Meshaj07:50 - 06 Nëntor 2011
    JU UROJ TE GJITH BESIMTARVE MYSLIMAN GEZUAR FESTEN E KURBAN BAJRAMIT :)