English

SHBA, tërmet 5.6 ballë afër Oklahomas

Oklahoma, 6 nëntor 2011, NOA- Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 5.6 ballë u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 me orën lokale dhe rreth 4:53 të mëngjesit të sotëm me orën tonë, rreth 71 kilometër në lindje të qytetit të Oklahomas. Aktualisht nuk flitet për viktima ose dëme të veçanta, ndërsa thuhet se epiqendra e tërmetit ka qenë me 5 kilometër thellësi dhe në vendin e quajtur Sparks.

Ndërkohë më herët kishte patur edhe një lëkundje tjetër tërmeti me magnitudë 4,7 ballë, lëkundje të cilat janë cilësuar si jo të zakonshme për këtë zonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

a.y/NOA

KOMENTE