Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuza të reja ndaj Timoshenkos
English

Akuza të reja ndaj Timoshenkos

Ukrahinë, 7 nëntor 2011, NOA - Avokati mbrojtës i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, njoftoi se prokurorët kanë paraqitur katër akuza të reja kriminale kundër klientes së tij.

Avokati, Serhy Vllashenko, tha se të gjitha akuzat ndërlidhen me taksat dhe menaxhimin e kompanisë importuese të gazit në Ukrainë gjatë viteve të 90-ta. Një gjykatë në Kiev e shpalli,në muajin tetor,Timoshenkon- figurën më të njohur e opozitës në Ukrainë, për urdhërimin dhe nënshkrimin ilegal të një kontrate me Rusinë rreth importit të gazit natyror.

Qeveritë e vendeve perëndimore kritikuan burgosjen e Timoshenkos dhe e cilësuan atë të motivuar politikisht.

Liderja e opozitës tha se është viktimë e hakmarrjes politike të presidentit, Viktor Janukoviç.

Timoshenko ka mohuar të gjitha akuzat që flasin për kohën e udhëheqjes së komapnisë Sistemet e Unifikuara të Energjisë, që ishte importuesi kryesor i gazit rus për në Ukrainë prej vitit 1995 e deri më 1997.

a.k/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi16:42 - 07 Nëntor 2011
    Sipas filozofeve te lashtesise Greke,gjithe ajo bukuri e Znj.Timoshenko ne portret o fytyre,s'ka si te perputhet me akuzat qe i bejne asaj qenjeje njerzore. Ndoshta do jete perjashtim i kesaj filozofije,por koha,gjykatesi me i sakte do ta vulose kete histori.Sa per te kunderten,kur fytura ka shemtimet e saj qe lidhen me pune te qelbura,ilustrimet e ketij fakti,seicili i ka te qarta ne veteveten e tij.