Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria në alarm: Mëse 30 mijë ton/vit karburante jashtë standardeve
English

Konfindustria në alarm: Mëse 30 mijë ton/vit karburante jashtë standardeve

Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA - Konfindustria shpreh shqetësimin për vazhdimësinë e gjendjes së vështirë në tregun e karburanteve në vend.

Ky shqetësim bën me dije administratori i Përgjithshëm i Alb Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku vjen për shkak të përfundimeve të kontrollit të Inspektoriatit Qendror Teknik/IQT, i cili llogariti se deri 30 mijë ton karburante që qarkullojnë në tregun vendor brenda një viti janë jashtë standardeve të cilësisë, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

Kjo, sipas Buxhukut, shkakton pasoja të rënda mbi zhvillimin ekonomik, uljen e aftësisë konkuruese të industrisë vendore, dëmtimin e shëndetit, mjedisit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Duke marrë në referencë këto të dhëna, Konfindustria vlerëson se, “sasia e karburanteve jashtë standardit është mjaft më e madhe se sasia e paraqitur nga IQT. Këto pasoja të ardhura nga mungesa e rregullimit të tregut të karburanteve dhe kryesisht cilësia tej standardeve, shkaktojnë rritje kostosh krejtësisht të paarsyeshme për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare në tërësi në shifra, që tejkalojnë 150 milionë euro/vit”.

Administratori Buxhuku bën me dije se shifrat e mësipërme nuk përfshijnë pasojat që shkaktojnë karburantet me cilësi të dobët në makineri, pajisje, mjedis dhe shëndetësi, të cilat në tërësinë e tyre shumëfishojnë humbjet ekonomike për biznesin dhe qytetarët. Tregu i karburanteve në Shqipëri është tregu më i madh ne vend me një qarkullim vjetor 900 milionë -1 miliard euro/vit dhe me ndikim të fuqishëm në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik tërësor të vendit.

Konfindustria i kërkon institucioneve shtetërore përkatëse të marrin masat ndëshkuese ndaj spekulantëve dhe shkelësve të ligjit, masa, që duhet të jenë mjaft të ashpra në vazhdimësi.

mit/NOA

KOMENTE