Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imazhi i ri politik, Topi: Duhet dialog e bashkëpunim
English

Imazhi i ri politik, Topi: Duhet dialog e bashkëpunim

Sarandë, 8 nëntor 2011, NOA – Presidenti i vendit Bamir Topi, ka ripërsëritur apelin për dialog e bashkëpunim mes palëve për të kaluar krizën politike. Nga komuna e Xarës në Sarandë, ku ka vijuar vizitën e tij ne jug te vendit, kreu i shtetit theksoi se “dialogu e bashkëpunimi janë në funksion të një imazhi të politikës së re, asaj për qytetarin.” “Njerëzit kanë nevojë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në punën e tyre të frytshme, jo për ta kaluar jetën në parazitizëm. Nuk ka politikë më të bukur se sa politika me njerëzit, për njerëzit dhe për rritjen e standardit të jetës së njerëzve. Ajo politikë që është për të shfrytëzuar punën e njerëzve, është një politikë abuzuese. Pra, të japim të gjithë imazhin e një politike të re. Vetëm puna e transformon Shqipërinë”, tha Topi.

Më tej, presidenti Topi ka përgëzuar banorët që pas jetës së vështirë në emigracion kanë ringjallur kulturën bujqësore në vendin e tyre.

a.q/NOA

KOMENTE