English

Vizat, Berisha: Dështimi i Ramës do të vijojë edhe në 2013-tën

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Në njëvjetorin e liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, kryeministri Berisha ka vlerësuar se procesi ka shkuar më së mirë, ndërsa ka drejtuar gishtin e kritikës ndaj opozitës.

“Deklaratat e Ramës kundër liberalizimit nuk patën efekt. Europa vetëm u çudit se, si ka mundësi që ndaj këtij akti madhor ndaj shqiptarëve, një politikan në krye të opozitës bën çdo gjë për ta bllokuar atë. Shqiptarët ishin me fat sepse ky proces, ndonëse bazohej në ligje të gjithanshme, nuk bazohej në ato ligje me 3/5 e votave që mund ta bllokonte Rama”, tha Berisha gjatë një konference të posaçme për shtyp.

Pas vizave, kreu i qeverisë tha se prioritet mbetet procesi i integrimit në BE, i cili sipas kryeministrit shqiptar është i pakthyeshëm.

“Qeveria do të bëë gjithçka ka në dorëShqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Por, nuk shtë qeveria ajo që disiplinon opozitën. Opozita është sovrane në këtë vend. Është jashtë kulturës time të bazohem në prapashkrime.

Zoti Rama e bllokoi dy vite më parë, thirri zgjedhjet lokale plebishitare dhe qeveria doli me 141 mijë vota më shumë. Rama e percepton realitetin siç e do vetë. Por, se çdo të ndodhë në 2013-ën, atë e dinë shqiptarët. Ata do të japin zgjidhjen”, tha kryeministri për gazetarët.

Lidhur me reformën zgjedhor, kreu i mazhorancës pohoi se mes PS dhe PD ka kontakte të vazhdueshme, të cilat janë të domosdoshme për çështje të rëndësishme.

Ai siguroi sërish se çdo propozim i opozitës do të shqyrtohet me seriozitet.

a.q/NOA

KOMENTE