Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani
English

Arrestohen Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA- Një personazh i përmendur shpesh në kronika është ai i Emiljano Shullazit, i cili sërish pasditen e sotme ka përfunduar në polici.

32 vjeçari Shullazi, një është shoqëruar në polici së bashku me një person tjetër, pasi u kap te rruga e Kavajës me armë pa leje, Pistoleta e thika si dhe me disa maska me vete. Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se Shullazi ishte me një shokun e tij i identifikuar si Gilmando Dani, të cilët u shoqëruan në polici, pasi u gjetën në afërsi të zonës së 21 dhejtorit.

Në muajin Prill, Emiljano Shullazi përfundoi sërish në polici si autori i dyshuar për pengim të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese, pas kallëzimit të depozituar, nga dy deputetët e Partisë Socialiste për një incident në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, në Tiranë, në ambientet e një lokali ku po zhvillohej takimi elektoral i Kandidatit për Minibashkinë Nr.7 në Tiranë, Erion Koka.

Për këtë rast thuhet se Shullazi, dyshohet se ka penguar subjektin politik Partia Socialiste, duke hequr mikrofonin dhe njëkohësisht qendrën e zërit, por që në fund tmuajit qershor u lirua sërish pas ankimimit të bërë në Gjykatën e Apelit për këtë rast.

Edhe më herët Shullazi ka vuajtur dënimin në burg për të tjera vepra penale. Ndërkaq i ndaluari tjetër Gilmando Dani ka qenë pre e një plagosje në fund të muajt qershor në afërsi të kryqëzimit “21 Dhjetori” në Tiranë. Dani gjendej në afërsi të banesës së tij, kur dyshohet se autori i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave 37-vjeçari ka marrë një plumb në kofshën e djathtë dhe menjëherë u dërgua për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Lidhur me këtë rast policia u shpreh se dyshon për ndonjë konflikt mes grupeve që mund të ketë çuar deri në plagosje, por edhe një sherr banal të çastit. Gilmando Dani ka qenë i arrestuar në vitin 2006 për trafik armësh e droge në Tiranë, kur u kap së bashku me Emiljano Shullazin.

a.y/NOA

Në foto: Emiljano Shullazi

KOMENTE