Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditet banda e hajdutëve minorenë
English

Goditet banda e hajdutëve minorenë

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA- Policia e Tiranës dhe konkretisht komisariati i Policisë Nr.4 nisi procedimin penal për 5 minorenë të akuzuar për veprat penale të vjedhjes.

Personazhet e bandës së hajdutëve mbajnë inicialet: F.M, 13 vjeç, A.S, 13 vjeç, E.M, 15 vjeç, E.M, 14 vjeç, Xh.H, 14 vjeç, që të pestë banues në Tiranë.

Ata akuzohen pasi gjatë natës në rrugën “Teli Ndini’’, në bashkëpunim kanë vjedhur banesën e një shtetasi, ku kanë marrë 300 euro dhe 300 000 lekë, duke hyrë nga dritarja e banesës.

Po të njëjtët dyshohen se më parë kanë vjedhur në rrugën “Ferit Xhajko”, banesën e një shtetaseje, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur kopshtin e fëmijëve nr.6, në rrugën “Myslym Keta“, kanë tentuar të vjedhin një bar kafe dhe në rrugën “Ali Baushi“, kanë vjedhur banesën e një shtetaseje.

Pas kapjes së tyre nga ana e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy leva hekuri për hapjen e dyerve të banesave, një kamera dixhitale tip “IVC”, e vjedhur tek kopshti nr.6, një orë dore e vjedhur në banesën e shtetases Lindita Demushaj.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Lako Brahimi14:04 - 09 Nëntor 2011
    ishalla dalin sa ma shpejt!!!!! mir ja kan ba per zoten