Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkojnë para në emër të Fondacionit të Liri Berishës
English

Kërkojnë para në emër të Fondacionit të Liri Berishës

Tiranë, 10 Nëntor 2011 NOA – Nuk mjafton fakti që vuajnë të pasurit e një fëmije që vuan nga autizmi por “peshkohen” edhe nga njerëz të paskrupuj që përpiqen të përfitojnë para në kurriz të tyre.

Disa grupe vajzash janë zbuluar të trokasin pranë familjeve ne zona te ndryshme ne Tirane dhe kërkojnë para për fëmijët autikë duke u prezantuar si përfaqësuese te Fondacionit Fëmijët Shqiptare dhe te Presidentes se tij Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit të vendit.

Fakti pranohet edhe nga Fondacioni Fëmijët Shqiptare. Burime të tij zyrtare i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al, se kjo organizatë është njoftuar nga qytetare te Tiranes për këtë skemë abuzimi që theksojnë se po ndodh në momentet me intensive te punës për përfundimin e Qendrës Rajonale te Autizmit ne Shqipëri dhe shume pranë datës te inaugurimit te saj:

“Fondacioni Fëmijët Shqiptarë sqaron qytetarët e Tiranes, se këto veprime janë krejtësisht abuzive dhe këta individë nuk kane asnjë lidhje me aktivitetin e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë”.

Në këtë pikë, ky fondacion thotë se kërkon prej strukturave përkatëse qe kryesisht te hetojnë këto veprime abuzive.

Prej disa vitesh Fondacioni Fëmijët Shqiptare, organizate jofitimprurëse, dhe drejtuesja e tij, Liri Berisha i kane dedikuar kohen dhe vëmendjen maksimale fëmijëve me çrregullime te spektrit autik dhe familjeve te tyre.

Puna ka qene e përqendruar ne ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për këto çrregullime dhe ne ofrimin e shërbimeve për fëmijët e familjet e tyre.

Veprimtaria e Fondacionit është mbështetur fuqimisht nga donacionet direkte te biznesit shqiptar e atij te huaj si dhe nga shume organizata partnere ndërkombëtare.

Fondacioni thotë se kjo mbështetje ka qene gjithmonë e strukturuar, institucionale dhe transparente, gjë e cila ka ndihmuar Fondacionin te ketë arritje pozitive si ne rrafshin kombëtar, ne atë rajonal e me gjere.

a.k/NOA

KOMENTE