Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu jep dorëheqjen, pritet qeveria e re
English

Papandreu jep dorëheqjen, pritet qeveria e re

Athinë, 9 nëntor 2011, NOA - Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, kryeministri socialist tha se Greqia tashmë do të ketë një qeveri të unitetit kombëtar.

ipas disa njoftimeve të agjencive që përputhen me njëra-tjetrën, kryetari i parlamentit, Filippos Petsalnikos do të jetë kryeministër i ri i Greqisë. Petsalnikos konsiderohet njeri i besuar i Papandreut dhe ka një përvojë të gjatë në politikën greke. Deri më sot kandidat kryesor ishte ish-zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Lukas Papademos. Pas fjalimit televiziv, Papandreu i është drejtuar zyrës së presidentit grek Karolos Papulias për të dhënë dorëheqjen.

“Greqia do të bëjë gjithçka që të mos dalë nga eurozona”, theksoi Papandreu.

“Detyra kryesore e qeverisë së re është që punojë së bashku me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të vënë në jetë masat drastike të kursimit që synojnë konsolidimin e e rimëkëmbjen e financave të shkatërruara të shtetit. Qeveria e re duhet të dërgojë "një sinjal të fortë tek partnerët tanë që ne grekët jemi të aftë të marrim përgjegjësinë që na takon dhe të bashkëpunojmë" tha Papandreu.

Gjithashtu qeveria e re do të punojë për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Prej orës 18.00 Papandreu ka hyrë në takim me presidentit Papulias, ku pas 4 ditë negociatash pritet të dalë emri i kryeministrit të ri dhe përbërja e qeverisë së re. Takimit i janë bashkuar dhe drejtues të partive të tjerë politike.

a.q/NOA

KOMENTE