Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plehrat, eksperti i BE: Shqipëria, jo vend grumbullimi
English

Plehrat, eksperti i BE: Shqipëria, jo vend grumbullimi

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA - Debati për ligjin e mbetjeve ka bërë që të dalin në një konferencë për shtyp ekspertët e Bashkimit Europian të kontraktuar për përafrimin e legjislacionit shqiptar, të cilët kanë sqaruar se ligji është në përputhje të plotë me dispozitat europiane. Crosset u shpreh se me anë të hartimit të “Ligjit teë Menaxhimit të Integruar te Mbetjeve” tashmë Shqipëria ka një ligj, i cili është totalisht në përputhje me ligjet dhe praktikat më të mira dhe bashkëkohore të vendeve të BE. “Historia që do te kthehet Shqipëria në nje vend ku do te grumbullohen plehra është një histori e pabesueshme. Me anë të këtij ligji do të rregullohen një herë e mirë të gjitha problemet, përsa i perket mbetjeve, duke forcuar dhe kontrolluar gjithnjë e me shumë zinxhirin mbetje - kosh—riciklim, çka do të bëjë të mundur elemimin në një shkallë shumë të madhe të mbetjeve”, tha eksperti. “Ky ligj është tërësisht i implementueshëm, dhe me kalimin e viteve, kur edhe standartet mjedisore ne Shqipëri të rriten, mund të pësojë ndryshime, gjithnjë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Crossett. a.q/NOA

KOMENTE
  • patrioti21:38 - 09 Nëntor 2011
    por ketu ne itali ne 2009 dhe tani,donin qe plehrat e napolit ti shprendanin ne veri milano,venecia,bolonja,padova e keshtu me radhe,ca ndodhi te gjithe qytetaret e veriut bllokuan rruget derisa i bllokuan plehrat e njejta gje ndodhi me sicilianet nuk i lejuan plehrat e napolit te shprendaheshin neper itali sepse cdo krahine meret me te vetat.PO NE SHQIPTARET PSE DO TA KTHEJME SHQIPERINE VEND PLEHRASH KUR NUK KEMI PASTRUAR AKOMA TONAT,SEPSE JEMI TE QEVERISUR NGA PLEHRAT,PER INTERESAT E TYRE DUHET TE VUAJNE FEMIJET TANE NE TE ARDHMEN?KJO ESHTE MBROJTA E MJEDISIT?PO NUK KUPTOJ SI INJOROHET POPULLI KESHTU?PSE NUK NGRIHET NJERI TE PROTESTOJNE PERPARA PARLAMENTIT?TURP I QESH EUROPA BEJNE REKLAME SHQIPERIA VEND PLEHRASH!TURP,TURP,TURP,TURP PER POLITIKANET QE KA SHQIPERIA JANE ANTI SHQIPTARE LEGENAT