Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama promovon “Kurban”-in: Lakuriq para jush
English

Rama promovon “Kurban”-in: Lakuriq para jush

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA – Në ditën e parë të hapjes së panairit të librit, në Tiranë, por në një tjetër ambient, shumë pak larg Pallatit të Kongreseve, kryetari i PS-së, Edi Rama ka promovuar librin e tij, “Kurbani”.

një fjalim të shkurtër, drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni, Rama rrëfeu se kishte nisur ta shkruante librin në ditët e para të Korrikut, pikërisht në kohën kur politika ishte përfshirë në debatet për numërimin e votave për bashkinë e Tiranës.

“Vendosa ta botoj këtë libër kur u binda se nuk shkruajta një rrëfim sipërfaqësor me kokën prapa, por me shikimin përpara. Unë nuk kam shkruajtur kujtime duke qëndruar në vend”, tha Rama, autor i romanit “Kurban”.

Ai tha se veprën ia dedikon fëmijëve dhe nënës së tij.

“I ndjej të gjithëve borxh, por i ndjej borxh edhe një pjese të vetes, së cilës i kam hyrë në hak vazhdimisht. I detyrohet së pari Lindës, e cila nuk më la të mos shkruaja nga ndroja e asaj që po bëja”, vijoi Rama, duke falënderuar të gjithë ekipin që punoi me të për botimin e librit të tij të parë.

“Më duket sikur kam dalë publikisht lakuriq. Edhe ju e dini se nuk e kam për herë të parë. Por, çdo lakuriqësi të ben të ndihesh i kërcënuar. Ajo, së cilës i druhem është që mos t’ju dukem i mërzitshëm teksa lexoni 420 faqet e librit”, e mbylli fjalën e tij kreu i PS-së.

“Kurban” dhe pjesë të tij u publikua ditë më parë nga agjencia e lajmeve NOA, ndërkohë që botimi i është besuar shtëpisë botuese “Dudaj”.

a.q/NOA

KOMENTE