Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet sekseri i Universitetit të Kamzës
English

Arrestohet sekseri i Universitetit të Kamzës

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Një 56 vjeçar është vënë në prangat e bluve të Tiranës pasi akuzohet se ndërhynte te pedagogët e Universitetit Bujqësor të Kamzës si sekser kundrejt shumave të caktuara për të ndihmuar studentët të merrnin provimet.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al se nga hetimi i cili ka zgjatur rreth 3 muaj, Gjergji Nikoll Deda, u arrestua për konsumimin e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se 56 vjeçari dyshohet se përkundrejt shumave që varionin nga 20000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë, ndihmonte studentët e Universitetit Bujqësor Kamëz duke ndërhyrë te pedagogët, për marrjen e notave kaluese.

a.y/NOA

KOMENTE