Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familja në pritje të fëmijës së 20-të
English

Familja në pritje të fëmijës së 20-të

SHBA, 11 nëntor NOA - Një çift amerikan nga Arkansas është në pritje të fëmijës së 20-të. Tre muaj më parë e ëma mbeti shtatzënë në moshën 45 vjeçare, kjo pasi e kishte bërë diçka të tillë 19 herë të tjera. Emrat e tyre janë Michelle dhe Jim Bob Duggar, ku kohët e fundit kanë rrëfyer historinë e tyre në programin televiziv Today të MSNBC. Michelle Duggar ka pohuar: “Nuk mendoja se Zoti do të na jepte një tjetër fëmijë dhe për këtë arsye i jemi më se mirënjohës”. Pjesa tjetër e familjes Duggar, e gjitha kristiane tradicionale, ka pohuar se gjithçka që ka ndodhur nuk është planifikuar, por “është lënë në dorë të Zotit”, duke evituar çdo formë tjetër të mundshme për të kontrolluar këto lindje. Shtatzënia e fundit e Michelle Duggar ka qenë e mbushur plote vështirësi: gruaja vuante nga probleme në fshikëzën e tëmthit dhe hipertensionin. Për të shpejtuar jetën e vogëlushes Josie, vajza më e vogël e familjes Duggar, mjekët e lindën atë para kohe. Pesha e saj ishte 624 gramë dhe është përballur me një sërë problemesh shëndetësore. Megjithatë në fund Josie është rikthyer me familjen e saj në shtëpi dhe aktualisht është një vajzë e shëndetshme që në dhjetor do të festojë ditëlindjen e saj të dytë. r.b/NOA

KOMENTE
  • De La Stresi03:30 - 11 Nëntor 2011
    kjo me pelqen dicka tek kjo familje.....femijet i thojn puno bab se te mbajm ne se jemi shume jajajajajajajaja