Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina akuzon SHBA për ndërhyrje në punët e brendshme
English

Kina akuzon SHBA për ndërhyrje në punët e brendshme

Pekin, 11 nëntor 2011, NOA - Pekini ka akuzuar sot Hillari Klintonin për ndërhyrje në punët e tij të brendshme, pasi sekretarja amerikane e shtetit ka shprehur shqetësim lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Klinton kritikoi të enjten trajtimin e Pekinit ndaj tibetianëve dhe shprehu shqetësimin për aktivistin e të drejtave të njeriut, Guangqeng Qen, i cili është në arrest shtëpiak.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hong Lei, tha se Pekini refuzon "ndërhyrjet e jashtme në punët e brendshme të Kinës dhe çështjet e sovranitetit gjyqësor".

Klinton, ka thënë në një samit në Honolulu, se Shtetet e Bashkuara mirëpritën një "Kinë të lulëzuar", por duan të sigurohen se ky rajon po zhvillon standardet e lirive themelore.

NOA/RFE

KOMENTE