Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt
English

Nis procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt

Prishtinë, 11 nëntor 2011, NOA – Nis sot procesi i gjykimit të deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i PDK-së, Fatmir Limaj për krime të luftës dhe të ashtuquajturin Kleçka. Procesi nis edhe për tetë bashkëluftëtarë të Limajt.

Pala mbrojtëse paralajmëron se do të kërkojë shtyrjen e këtij procesi deri pas vitit të ri. Kjo për shkak sepse avokatët nuk i dinë rrethanat e vdekjes së dëshmitarit kyç në këtë proces, Agim Zogaj. Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj ka deklaruar se EULEX-i e ka për detyrim ligjore ta njoftojë atë për rrethanat që çuan në vdekjen e dëshmitarit X.

Në seancën e së premtes do të jenë të pranishëm nëntë të akuzuarit përfshi edhe deputetin Fatmir Limaj. Avokati Rrecaj nuk përjashtoi mundësinë që EULEX-i në seancën e së premtes të dorëzojë dokumentet e autopsisë, por megjithëkëtë ai tha se do të kërkohet shtyrja e nisjes së gjykimit për vitin 2012.

NOA

KOMENTE