Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, Thaçi e Jahjaga inagurojnë pjesën kosovare të Rrugës së Kombit
English

Berisha, Thaçi e Jahjaga inagurojnë pjesën kosovare të Rrugës së Kombit

Vërmicë, 12 nëntor 2011, NOA- Kryeministri Berisha, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bashkohen sot për të inauguruar 38 kilometrat e para të autostradës kosovare Vërmicë- Merdarë.

Autostrada në fjalë ka marrë emrin e ish-Presidentit të Kosovës “Ibrahim Rugova”, dhe sipas projektit do kalojë gjithë vendin, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë dhe deri në Merdarë në kufirin me Serbinë.

Autostrada Vërmicë- Merdarë shënon vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Durrësi në Morinë dhe ceremonia e inaugurimit të saj do të bëhet sot në mesditë në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në Vërmicë.

Afro një vit më parë nisi puna për ndërtimin e kësaj autostrade, ndërsa sot hyjnë në funksion 38 kilometrat e parë.

Mësohet se Kryeministri Sali Berisha do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi në ceremoninë e inagurimit të autostradës, kilometrat e para të së cilës kanë kapur shifrën 330 milionë euro.

a.y/NOA

KOMENTE