Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama replikon me Berishën në Twitter
English

Rama replikon me Berishën në Twitter

Tiranë, 13 nëntor 2011, NOA – Edhe këtë të dielë, kryetari i PS-së, Edi Rama ka përdorur profilin e tij në rrjetin social Twitter për të komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Berisha në Petrelë për taksat.

“Për cilët të pasur e ke fjalen Sali, për 99% të tyre që po i mbyt apo për 1% që po i majm? Të gjithë do paguajnë sa u takon. 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak, ndërsa biznesmenët do shpëtojnë nga kthetrat e bizneseve të pushtetit”, ka shkruar Rama në “Twitter”. Rreth mesditës, kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në panairin e Agro-Biznes-Turizmit në Petrelë përsëriti se qeveria e tij nuk do t`i dëmtojë fermerët duke rritur taksat.

"Qeveria nuk do të rrisë taksat për fermerët e bizneset, siç kërkon Rama në një udhëheqje arkaike ndaj të pasurve. Problemet zgjidhen duke bërë çdo gjë që të varfërit të rimëkëmben, do vendosim rregulla lehtësuese për fidanet. Nëse ti rrit taksat, nuk bën gjë tjetër vecse rrit përçarjen”, deklaroi Berisha.

a.q/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi15:33 - 13 Nëntor 2011
    Problemi i taksave ne dialog dhe me korespondence midis Z.Berisha dhe Z.Rama nuk zgjidhet per mjaft arsye: 1-Duke ditur qe fjala hap fjalen,dialogu duhet bere karshi njeritjetrit ne tavoline te gjelber dhe trasparet.Sepse cdo ide e dialogut kerkon idera te tjera,te cilat s'dihet ku arijne o ku perfundojne,o sa zgjetin. 2-Tendenca qe mali im eshte me i larte se i joti,ben qe mos harijne harmonine te shumepritur nga gjithe ata shqiptare o nderkombetare.Dhe me kete harmoni te permblidhet nje konkluzion i perbashket per te shkrire akullin mbi 2 vjecar. 3-Pingponut per kete dialog i mbaroi koha,zgjatja e tij nuk turperon vetem politikanet por gjithe shqiptaret e kudondodhur. 4-Ne se akulli nuk shkrihet,fajtore primare jane qe te dy dialogonjesit,tjeter pune njeri me pak tjetri me shume.Akulli i pa shkrire humbet c'do reputacion qe kane dy lideret tane,te kuiton kusine plot me qumesh qe nga nje shqelme derdhet e gjitha ne toke.