English

Arrestohet lideri radikal islamik në gadishullin e Sinait

Gaza, 13 nëntor 2011, NOA – Autoritetet egjiptiane arrestuan sot në gadishullin Sinai, liderin e grupit islamik radikal “Jihad Takfir”, citon agjencia e lajmeve NOA.al.

Lajmin e publikoi fillimisht agjencia palestineze e shtypit Maan, sipas të cilës, udhëheqësi islamik, Muhammed Eid Musleh Hamad, ishte shpallur në kërkim prej kohësh, pasi akuzohej si përgjegjës për atentatet terroriste në Sinai, si dhe për sabotimet e ndodhura gjatë këtij viti në tubacionet e gazit, që kalojnë mes përmes Izraelit dhe Egjiptit.

Agjencia palestineze bën me dije se lëvizja islamike e Muhammed Eid Musleh Hamad është e frymëzuar nga ideologjia e organizatës terroriste Al Kaeda.

mit/NOA

KOMENTE