Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miratohet ngritja e Komisionit për reformën zgjedhore
English

Miratohet ngritja e Komisionit për reformën zgjedhore

Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA – Pas afro dy vitesh mosmarrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës, që mbajtën në ngërç politik dialogun konstruktiv për reformat integruese të vendit të dyja palët kanë rënë dakord për nisjen e reformave, raporton agjencia NOA.al.

Krerët e grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës të mbledhur në Konferencën e Kryetarëve pranë Kryesisë së Kuvendit ranë dakord për ngritjen e Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

Në mbyllje të konferencës, kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi deklaroi për mediat se “miratuam me konsensus ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe një axhendë diskutimesh për një pjesë të projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave”.

Konsensusi në mesditë u arrit pas negociatave të disa ditëve më parë të përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për arritjen e një pakti për reformën zgjedhore.

Po ashtu palët kanë miratuar edhe draftin e opozitës duke vendosur edhe për ngritjen e një komisioni ad-hoc për shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave.

Kryetarët e grupeve parlamentare pritet të deklarojnë njëri pas tjetrit atë çka arritën në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura.

mit/NOA

KOMENTE