Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmet, 100 anëtarë të PS ikin te LSI
English

Përmet, 100 anëtarë të PS ikin te LSI

Përmet, 13 Nëntor 2011 NOA – Rreth 100 anëtarë të Partisë Socialiste në Përmet, i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.al.

Lajmi konfirmohet nga Lëvizja Socialiste për Integrimin në Qarkun e Gjirokastrës e cila tha sot se vijon ristrukturimin e degëve lokale në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Kurse shtoi se gjatë fushatës për anëtarësimin e anëtarëve të rinj të LSI-së në këtë Qark, janë bashkuar edhe pjesëtarë të Partisë Socialiste.

“Gjatë një takimi të strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim për rrethin e Përmetit, rreth 100 anëtarë të Partisë Socialiste kanë deklaruar largimin nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar LSI-së, - i tha agjencisë NOA.al, Erjon Jaçe, kryetar i strukturave të PS-së në komunën Dishnicë.

Ai detajoi se 10 organizata socialiste janë shkrirë dhe rreth 100 anëtarët e tyre i janë bashkangjitur Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“PS është një parti që me mënyrën si paraqitet aktualisht nuk mund të fitojë në vitin 2013”, ka pohuar Jaçe duke iu referuar takimit të zhvilluar në qytetin e Këlcyrës.

I pranishëm në këtë organizim deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo është shprehur se kjo forcë politike vijon forcimin e strukturave organizative dhe politike me qëllim konsolidimin e fitores në zgjedhjet parlamentare të 2013.

“LSI-ja është një forcë politike e cila ka në qendër të veprimtarisë së saj integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian”, ka pohuar mes të tjerash deputeti Vangjel Tavo, në takimin me strukturat e LSI-së në rrethin e Përmetit

a.b/NOA

KOMENTE
  • SADIU21:12 - 13 Nëntor 2011
    Me "kenaqesi te madhe" mora veshe "largimin" e 100 antarve te PS ne Permet. E para kjo eshte nje genjeshter me bishte se eshte e kunderta leshin po e lene, se lesh u dha antarve te saj kjo parti, pervec kryetarit te saj qe po lufton te perfitoj vetem ai, por shume shpejt do ti dale tymi se e ka mbushur kupen e ster kupen. Sa per ate Erionin e njohin te gjithe si rrugac,endes rrugesh qe i bene te gjitha te ligat (se keshtu i do antaret kjo parti). E vertet eshte qe ai ka shkuar tek tek lesia se PS nuk afron e mban njerz te till. Prandaj me e sigurt se asnje antar i PS nuk eshte larguar , per vec zdhensit te ri te lsis, REKLAM E DESHTUAR.
  • Kushtrim Selmanaj19:28 - 13 Nëntor 2011
    thuhet qe politika eshte kurve, dhe kjo vlen akoma me shume ne ambientin shqiptar. aty asnje nuk eshte <xhevahir>. nuk kemi luksin te zgjedhim me te mirin, sic ndodh ne vende me nje nivel te larte civil, me ndjenje te larte ndershmerie, qytetarie, komuniteti, etj. ne jemi te detyruar te zgjedhim me te mirin e te keqinjve, dhe ne kete rast, si meta, si berisha, topalli e ndonje tjeter jane padyshim me poshte se alternativa(rama ne kete rast qe perseris nuk eshte xhevahir as ai), por eshte me ide dhe qellime me te ndershme se meta qe dhe i regjistruar, mohon evidencen, se berisha qe dhe mbas filmimit vazhdon ta mbaje per aleat, vetem per te ndenjur ne pushtet. dhe keta 100 petrita dhe perballe ketyre fakteve, c'bejne? dalin nga nje hale ku mbante era shurre, per te hyre ne nje tjeter ku mban era m..t.(me falni per fjalen qe mu desh ta perdorja). dhe e gjitha kjo, per <ndershmerine> e tyre. keto nuk i hane as femijet, duhet te sajojne dicka me te sofistikuar, po nuk eshte aspak e lehte, dhe kete e dine dhe ata, <petritat> vete, qe e kane menderosur.
  • valare19:09 - 13 Nëntor 2011
    Demagogjia e z Rama mori pergjigjen e merituar nga ata anetare te ps se qe mbi te gjitha vendosin interesat e vendit.ky eshte nje vleresim per punen e mazhorances per integrimin e Shqiperise ne BE.
  • Kushtrim Selmanaj19:06 - 13 Nëntor 2011
    fakti qe hajduti per diten me diell ilir meta vjen nga ato ane, s'ka te beje fare me vendimin e ketyre <burrave> pa kellqe. e kane bere per hir te <ndergjegjes> se tyre <te <kristalte>...me mire keshtu; si c'do qenie e gjalle nxjerr papasterite nga trupi, keshtu kane dale dhe keta nga ps.