Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portali NOA zbulon surprizat për shqiptarët anembanë botës dhe të huajt
English

Portali NOA zbulon surprizat për shqiptarët anembanë botës dhe të huajt

Tiranë, 14 Nëntor 2011 NOA/ Irma Toptani – Prej disa ditësh shumë njerëz në komentet e tyre qoftë tek NOA, apo tek faqja jonë në Facebook si dhe me telefonata e sms, pyesnin kureshtarë se cilat janë surprizat e lajmëruara në hapësirën publicitare sipër logos sonë. Spoti njoftonte: “Surpriza të reja po vijnë. Ju jeni gati?

U treguam pak “kurnacë” duke mos i zbuluar, por nga kjo fillimjavë mund t’i shijojmë të gjithë.

Portali NOA vjen para shqiptarëve anekënd botës me produktet e reja, risi absolute në median shqiptare online.

Për herë të parë, NOA vjen me një faqe ekskluzive dedikuar Kosovës. Mjaft të hyni në NOA Kosova dhe mirësevini në botën e madhe të lajmeve nga Kosova.

Të rejat më të fundit nga politika, kronika, sektorët socialë, jeta e VIP-ave të shumtë kosovarë, sporti gjithnjë në evoluim i Kosovës, tashmë gjenden në një faqe të vetme, NOA Kosova.

Me shërbim krejtësisht falas për të gjithë, 24 orë në 24, NOA Kosova vjen si një dhuratë e Portalit NOA, për shqiptarët këndej dhe andej kufirit.

Surprizat sa më të shumta aq më të mira. Ndaj ju zbulojmë një tjetër: NOA ENGLISH EDITION.

Me transmetim në kohë reale të lajmeve më të fundit nga Shqipëria, Kosova dhe pjesa tjetër e botës, NOA ENGLISH EDITION ju mundëson të merrni të rejat saktë dhe shpejt, duke u ardhur në ndihmë të huajve të interesuar për t’u informuar mbi Shqipërinë, Kosovën dhe kudo ku jetojnë shqiptarë.

NOA ENGLISH EDITION është një edicion krejt i veçantë, me një faqe të dedikuar, ku lajmet transmetohen vetëm pak minuta pasi janë transmetuar nga PORTALI NOA.

Këto surpriza vijnë vetëm pak javë pasi dy faqe të tjera të dedikuara lindën nga PORTALI NOA, përkatësisht NOA AUTO dhe NOA SHITBLERJE.

Në faqen e dedikuar NOA AUTO ju mund të gjeni të rejat më të fundit nga bota e madhe e makinave, në shkrime, foto dhe video.

Kurse tek NOA SHITBLERJE çdokush ka mundësinë, pa asnjë kosto të publikojë njoftime të ndryshme shitblerjeje. Sepse të gjithë e dijmë se atë që nuk të duhet ty, dikush tjetër po e kërkon, ndaj NOA SHITBLERJE.

E për t’u rikthyer tek PORTALI NOA, prej kohësh ju ofrojmë edhe videokronika të shumta mbi aktualitetin shqiptar e kosovar. Tek NOA VIDEO ju mund të gjeni çdo ditë, videolajme me protagonistët e aktualitetit.

Një tjetër surprizë, është...

Këtë do ta zbulojmë para ndërrimit të viteve, ndoshta dhe më shpejt. Ne jemi duke punuar, ju jeni gati...?

KOMENTE