English

Brad Pitt: Në pension pas 3 vitesh

Kaliforni, 15 nëntor NOA - Është 47 vjeç, por nuk i tregon aspak dhe pohon se do të dalë në pension vetëm pas tre vitesh. Brad Pitt, bukuroshi i botës së Hollywood dhe bashkëshort i Angelina Jolie (së bashku kanë gjashtë fëmijë, tre të adoptuar) është i gatshëm të largohet nga bota e kinemasë në moshën 50-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur falë një interviste të kryer në emisionin australian “60 Minutes”. Pyetjes se sa kërkon ai të vazhdojë në këtë karrierë, aktori i është përgjigjur: “Tre vite”. Megjithatë janë të shumtë ata persona që nuk e besojnë këtë deklaratë. Pas më shumë se 30 vite karrierë dhe rreth 40 filma, Pitt po kërkon t’i dedikohet vetëm familjes. Brad, që aktualisht po promovon filmin e ri “Moneyball” ka shtuar: “Mund të vazhdoj, por vetëm si producent dhe kjo për të bërë të ditura disa histori që njerëzit vështirë se i njohin”. r.b/NOA

KOMENTE
  • donna00:42 - 15 Nëntor 2011
    epo qa me ba jan dy gjera ne jet qe smund te ju ik askush pleqeria dhe vdekja keshtu qe bred pit te beft mir pensioni edhe ty si te gjith te tjereve hhehehe