Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi Civil: Zonja Topalli mban peticionin kundër plehrave në zyrë
English

Kuvendi Civil: Zonja Topalli mban peticionin kundër plehrave në zyrë

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA - Kuvendi Civil i kërkoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli të dërgojë në Komisionet e posaçme parlamentare peticionin e firmosur nga qytetarët kundër importit të plehrave.

Zëdhënësja e Kuvendit Civil, Belinda Dibra bëri me dije se peticioni i dërguar më se dy javë më parë nuk është dërguar ende në komisione, e për rrjedhojë nuk është vënë në rend të diskutimit.

“I kërkojmë Znj. Jozefina Topalli të dërgojë në komisionet përkatëse peticionin kundër importit të plehrave të firmosur nga mijëra qytetarë dhe mos thyejë ligjin duke e mbajtur peticionin në zyrën e saj. Në të gjitha rastet, “Kuvendi Civil” do ta çojë amanetin e këtyre mijëra qytetarëve, por edhe mijëra të tjerëve deri në fund”, thuhet në deklaratën e Kuvendit Civil, i cili nënvizon se nuk do të lejohet, që Shqipëria të kthehet në koshin e plehrave të mbarë botës.

mit/NOA

KOMENTE