English

Pakti PS-PD, Malaj: Jo kompromise individuale, por institucionale

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA - Anëtari i Kryesisë dhe deputeti Arben Malaj e cilësoi arritjen e një marrëveshje mes PD dhe PS për reformat, si një zhvillim pozitiv për vendin. Duke komentuar vendimin për komisionin e reformës zgjedhore, në një takim të zhvilluar me studentë në Tiranë, Malaj ka theksuar se për të pasur bashkëpunime të qëndrueshme, nuk duhen “kompromise individuale, por institucionale”.

Deputeti i PS-së ka folur në bashkëbisedimin e zhvilluar me studentët dhe për situatën ekonomike në vend, reformat e munguar dhe strategjitë që duhet të ndjek mazhoranca për të shmangur efekte negative në ekonomi që vijnë nga situata në vendet fëqinje.

Pjesë e fjalës së deputetit Malaj ka qenë dhe buxheti i i vitit 2011 dhe mënyra e gabuar sesi mazhoranca e sheh zhvillimin e ekonomik të vendit.

a.k/NOA

KOMENTE