Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi përshëndet kompromisin: Partitë të bashkojnë energjitë për reformat
English

Topi përshëndet kompromisin: Partitë të bashkojnë energjitë për reformat

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA – “Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaron Presidenti i Republikës, Bamir Topi, një ditë pas arritjes së kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore, ngritjen e një grupi pune për shqyrtimin e projektligjeve me 3/5 e votave dhe për ndryshimin e rregullores së Kuvendit sipas asaj të PE-së.

një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Presidencës vetëm pak minuta më parë, Kreu i Shtetit mirëpret rikthimin e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis partive politike të mazhorancës dhe të opozitës.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës inkurajon forcat politike parlamentare, që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre, dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë.

mit/NOA

KOMENTE