English

Trafiku, OSBE: Problem, fëmijët e rrugës

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA - Ministria e Brendshme dhe përfaqësia e OSBE-së në Tiranë nisën një fushatë trajnimi dhe ballafaqimi për zyrën e koordinatorit kombëtar kundër trafikimit në njerëz dhe komitetit Rajonal Antitrafik në qarkun e Tiranës si dhe aktorë vendorë që luajnë një rol aktiv në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. “Trafiku i qënieve njerëzore është një virus për shoqërinë dhe duhet mbështetje për të luftuar këtë fenomen”, tha zv.ministrja e brendshme, Iva Zajmi.

Për përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së problematike paraqitet situata me fëmijët e rrugës. Tashmë në fazën e shfrytëzimit për lypës këta fëmijë janë kontingjent i mundshëm i trafikimit dhe shfrytëzimit si për lypësi e prostitucion, por edhe për aktivitete të tjera kriminale. a.q/NOA

KOMENTE