Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimet, si do funksionojnë komisionet dhe grupet e punës PS-PD
English

Vendimet, si do funksionojnë komisionet dhe grupet e punës PS-PD

Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy vite pas ngërçit politik vetëm sot maxhoranca dhe opozita ranë dakord për nisjen e reformave kyçe për vendin që kanë mbajtur peng integrimin drejt Bashkimit Europian.

Siç raporton Noa.al, marrëveshjet që ishin zvarritur për një kohë të gjatë nisën me ngritjen e Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, ngritjes së komisionit ad-hoc për shqyrtimin e axhendës së ligjeve me 3/5 si dhe për nisjen e reformës në rregullores së Kuvendit. Pas mbylljes së Konferencës së Kryetarëve e mbledhur paraditen e të hënës në Kryesinë e Kuvendit, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se sot u arrit kompromisi i shumëpritur mes partive parlamentare, duke uruar sakaq, që mirëkuptimi i arritur të vijojë edhe në të ardhmen.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të thirrur nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, iu propozua konferencës për miratim projektligje të axhendës së Kuvendit që kërkojnë shumicë të cilësuar, që të kalojnë për rishqyrtim dhe miratim në Kuvend, në grupe me kalendarë 3-javor, në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Pas kësaj Konferenca në unanimitet miratoi kalendarin e propozuar nga kryetarja Jozefina Topalli. Konferenca e Kryetarëve miratoi edhe kërkesën e firmosur nga dy kryetarët e Grupeve Parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, për ngritjen e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Po në unanimitet u miratua edhe ngritja e grupit të punës për rishikimin e Rregullores së Kuvendit, duke marrë si model Rregulloren e Parlamentit Evropian.

Detyrat e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore:

II. Komisioni ka për detyrë hartimin e amendamenteve për kuadrin ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe ato lokale të vitit 2011.

III. Anëtarësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës e pakicës, sipas përbërjes së përcaktuar në këtë vendim.

IV. Komisioni do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me partitë politike jo parlamentare te interesuara për reformën zgjedhore të cilat në zgjedhjet e fundit kanë marrë më shumë se 1% të votave në shkallë vendi, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile që kanë ekspertizë dhe eksperiencë në procesin zgjedhor. Konsultime e dëgjesa publike do zhvillohen me kërkesën e palëve edhe me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, KQZ-së, si dhe institucione shtetërore që kanë rol në procesin zgjedhor.

V. Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

VI Pranë Komisionit ngrihet grupi i ekspertëve teknikë. Përbërja dhe mënyra e funksionimit të tij përcaktohen me vendim të Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

VII. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSBE/ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias ftohen të ndjekin dhe të japin asistencë dhe ekspertizë teknike në punimet e Komisionit dhe të grupit të ekspertëve të ngritur pranë tij.

VIII. Çdo parti parlamentare ka të drejtë të propozojë amendamente për diskutim dhe miratim. Mazhoranca parlamentare mirepret propozimet e opozitës parlamentare te bazuara ne rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe palët angazhohen të gjejnë konsensusin në lidhje me to.

Për çështje të veçanta, për të cilat palët nuk kanë gjetur konsensus, konsensusi do të kërkohet me asistencën e ekspertizës së OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias

IX. Mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të Komisionit.

Vendimmarrja e Komisionit do të synojë konsensusin e gjerë për të gjitha propozimet. Vendimet e Komisionit quhen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve dhe vetëm kur kanë marrë konsensusin e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

X. Përbërja e Komisionit është si më poshtë:

(10 anëtarë – Mazhoranca: PD 2 antarë, LSI, PR dhe PDIU nga 1 anëtar secila; Opozita: PS 4 anëtarë, PBDNJ 1 anëtar)

XI. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat prej tre muaj nga data e mbledhjes së parë të tij. Në rast se nevojitet, me kërkesë të arsyetuar të bashkëkryetarëve, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit.

XII. Ngarkohet Administrata e Kuvendit për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetjen logjistike të veprimtarisë së Komisionit dhe të grupit të ekspertëve të ngritur pranë tij.

Si do veprojë grupi i punës “Për rishikimin dhe përmirësimin e Rregullores së Kuvendit”:

I. Të ngrihet Grupi i Punës “Për rishikimin dhe përmirësimin e Rregullores së Kuvendit duke marrë si model Regullat dhe Procedurat e Parlamentit Europian”.

II. Grupi i Punës ka për detyrë rishikimin dhe përmirësimin e Rregullores së Kuvendit, duke pasur si model referimi Rregulloren e Parlamentit Europian dhe rekomandimet e Komisionit Europian.

III. Grupi i Punës autorizohet të hulumtojë dhe të përgatisë propozime për përmirësimin e kuadrit ligjor të statusit të deputetit dhe cilësisë së kontrollit parlamentar, duke ju referuar praktikës së Parlamentit Europian dhe rekomandimeve të Komisionit Europian, dhe duke i përshtatur ato në kontekstin e jetës parlamentare të Shqipërisë.

IV. Grupi i Punës përbëhet nga 4 anëtarë, 2 nga shumica dhe 2 nga opozita parlamentare sipas përbërjes më poshtë:

V. Grupi i Punës drejtohet nga dy bashkëdrejtues, një nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

VI. Pranë Grupit të Punës ngrihet grupi i ekspertëve teknikë. Përbërja dhe mënyra e funksionimit të tij përcaktohen nga Grupi i Punës.

VII. Konferenca e Kryetarëve autorizon Kryetaren e Kuvendit të kërkojë asitencë teknike dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE –së, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të interesuar për përmirësimin e jetës parlamentare në Shqipëri.

VIII. Vendimet në Grupin e Punës merren me konsensus.

IX. Grupi i Punës ushtron veprimtarinë e tij për një periudhë 4 mujore, me të drejtë zgjatje nëse kërkohet.

X. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetjen logjistike të veprimtarisë së Grupit të Punës.

Vendimi për rishqyrtimin dhe miratimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar:

I. Projektligjet e axhendës së Kuvendit që kërkojnë shumicë të cilësuar, të kalojnë për rishqyrtim dhe miratim në Kuvend në grupe, me kalendarë tre javore, sipas miratimit të Konferencës së Kryetarëve dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

II. Për kalendarin e parë tre javor, 14 nëntor - 7 dhjetor 2011, të rishqyrtohen në komisione dhe të përgatiten për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare këto projektligje:

1. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, paraqitur nga Këshilli i Ministrave në Kuvend në datën 24.04.2009.

2. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, paraqitur nga Këshilli i Ministrave në Kuvend në datën 24.04.2009.

3. Projektligjet “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, si më poshtë:

3.1.Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, paraqitur nga Këshilli i Ministrave në Kuvend në datën 24.04.2009

3.2. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, paraqitur nga Këshilli i Ministrave në Kuvend në datën 10.06.2011.

4. Projektligjet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si më poshtë:

4.1. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” paraqitur nga Këshilli i Ministrave në Kuvend në datën 24.04.2009.

4.2. Projektligje “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, paraqitur nga nga Këshilli i Ministrave në Kuvend në datën 23.04.2010

4.3. Projektligj “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, paraqitur nga Këshilli i Ministrave në Kuvend në datën 16.07.2010

III. Projektligjet “Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” dhe “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë” ( pikat 1 dhe 2), të shqyrtohen në seancën plenare të datës 17 nëntor 2011.

IV. Projektligjet “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë” (pika 3), te shqyrtohen dhe miratohen në seancën plenare të datës 24 nëntor 2011.

V. Projektligjet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” (pika 4) të shqyrtohen dhe miratohen në seancën plenare të datës 1 dhjetor 2011.

VI. Komisionet parlamentare përkatëse të marrin të gjitha masat për organizimin e kalendarit të veprimtarive për rishqyrtimin e projektligjeve, më qëllim përmbushjen e afateve të përcaktuara për shqyrtimin në seancë plenare.

VII. Projektligjet e tjera të mbartura për rishqyrtim dhe miratim, do të përfshihen në programin e ri të punës së Kuvendit për sesionin e ardhëshëm parlamentar, me synimin që shqyrtimi dhe miratimi i tyre të përfundojë brenda muajit Mars 2012.

a.y/NOA

KOMENTE