English

Vlorë, Bashkia diskuton paketën fiskale të buxhetit 2012

Vlorë, 15 nëntor 2011, NOA – Drafti i ndryshimeve të paketës fiskale të buxhetit të vitit 2012 është diskutuar sot në Bashkinë e Vlorës, bën me dije korrespondenti i agjencisë NOA.al.

Gjatë diskutimeve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në qytetin bregdetar kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqatave të ndërtimit, turizmit, e sektorëve të tjerë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së qytetit Arben Breshani vlerësoi taksën e pastrim gjelbërimit, e cila këtë vit klasifikohet, duke iu përshtatur në mënyrë progresive edhe fuqisë së çdo biznesi.

Ai bëri me dije se duhet rishikuar taksa prej 3% për fushën e ndërtimit, si dhe disa taksa të tjera.

Shoqata e turizmit kërkoi kompromis për taksën e fjetjes, cilësuar një nga më të shtrenjtat e paketës për këtë sektor, çka do të ndihmonte sipas tij, të arrihej në kufijtë e konkurrencës.

Ndryshimet e bëra në paketën fiskale janë shpjeguar nga nënkryetari i Bashkisë për çështjet ekonomike, Banushi, i cili nënvizoi se . Ai nënvizoi ndër të tjera se ndryshimet kanë qenë të tilla, për t’iu përshtatur zhvillimeve ekonomike.

Paketa fiskale e vitit 2012 propozon që, niveli i taksës vendore mbi biznesin e vogël për subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e prodhimit të ulet në masen 20 %; ndërsa për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit të bukës dhe peshkimit taksa do të ulet në masën 30 %.

mit/NOA

KOMENTE