Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier, PS në protestë kundër mbledhjes së Këshillit të Qarkut
English

Fier, PS në protestë kundër mbledhjes së Këshillit të Qarkut

Fier, 16 nëntor 2011, NOA – Një ditë pas apelit për ndërkombëtarët, nga Kryetari i opozitës Edi Rama për zhbllokimin e punës në Qarkun e Fierit dhe të Gjirokastrës, Partia Socialiste ka thirrur një protestë popullore për të ndalur mbledhjen e Këshillit të Qarkut, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.al.

Protesta e socialistëve është parashikuar të nisë në orën 11.00, në vendin ku pritet të organizohet mbledhja e Këshillit të Qarkut e thirrur nga Prefekti i Fierit, në Pallatin e Kulturës së qytetit.

Përfaqësuesit e PS-së kërkuan që mbledhja e Këshillit të shtyhet deri të enjten, në 17 nëntor, kur pritet të jepet vendimi i gjykatës për ankimimin, që socialistët i kanë bërë vendimit të prefektit Bujar Hasa.

PS kundërshton Këshillin e Qarkut, i cili ka në radhët e tij vetëm përfaqësues të mazhorancës.

Kryesocialisti Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit kuvendor të PS-së, mesditën e të martës, paralajmëroi se aktet e paligjshme të mazhorancës në këshillat e qarqeve të vendit do të vinin në rrezik konsensusin, por nuk paralajmëroi nisjen e një proteste në Fier.

“I bëj thirrje Ilirit dhe Saliut: Ndalni banditët lokalë, që me dru kërkojnë të përmbysin zgjedhjet legjitime. Kjo që po ndodh është kërcënim i hapur për opozitën dhe rrezik për konsensusin, që duam të japim për të ardhmen”, deklaroi shefi i selisë rozë.

Beteja mes demokratëve dhe socialistëve për Këshillat e qarqeve u rrit për faktin se demokratët fituan kontrollin në Komunën Mbrostar-Ura, ndërkohë që Këshilli i Komunës është konstituuar dhe e majta është në pakicë.

Edhe në Dërmenas, ndodhi e njëjta gjë, ku përfaqësuesit e të djathtës përmbysën rezultatin duke marrë shumicën.

Prefekti Bujar Hasa bëri me dije pak ditë më parë se Vangjel Ndreka nuk ishte i zgjedhur i ligjshëm, si kreu i Këshillit, duke lajmëruar se më 16 nëntor, pra sot, do të vendoset Kryetari legjitim i Qarkut të Fierit.

mit/NOA

KOMENTE