English

MB: Ja procedurat e reja për pasaportat biometrike

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA- Me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka nxjerrë një udhëzim të ri mbi “Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”.

Udhëzimi, “Për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve” të ndryshuar parashikon një procedurë të re të pajisjes me pasaportë biometrike.

Sipas kësaj procedure “Shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit.”

a.y/NOA

KOMENTE
  • Aurel Sulejmani01:01 - 16 Nëntor 2011
    po ne qe jemi jashte shteti dhe nuk i kemi ncnjere pashaportat .ka problem..