Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarr në gjimnazin “Çajupi”, digjet transformatori
English

Zjarr në gjimnazin “Çajupi”, digjet transformatori

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA - Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në oborrin e gjimnazit "Çajupi" në kryeqytet. Burimet zyrtare thanë për agjencinë NOA.al se flakët kanë përfshirë një kabinë elektrike por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Situata ka alarmuar mësuesit dhe nxënësit në shkollë por edhe bizneset përreth, të cilat për rreth 15 minuta kanë përjetuar panik për shkak të flakëve të mëdha të zjarrit.

Por, punonjësit teknikë të shkollës “Çajupi” sqaruan se zjarri ka rënë tek transformatori i kabinës elektrike, i cili është dërguar tashmë për riparim, ndërsa situata është qetësuar.

a.q/NOA

KOMENTE