Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të vijojë më 21 nëntor
English

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të vijojë më 21 nëntor

Prishtinë, 17 nëntor 2011, NOA – Pas disa muajsh ndërprerje për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës me shumicë serbe, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se takimi i ardhshëm i dialogut teknik me Beogradin me shumë mundësi do të mbahet më 21 nëntor, pra të hënën e ardhshme, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë bëri me dije se ajo kishte folur për këtë me ndërmjetësin e Bashkimit Europian, Robert Cooper, i cili më herët kishte deklaruar se po përpiqej që bisedimet të nisnin shumë shpejt, aty ku kishin mbetur.

një intervistë për “Epokën e re”, kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri konfirmoi se në takimin e ardhshëm do të diskutohet për çështjen e bashkëpunimit rajonal, telekomin, energjinë si dhe për menaxhimin e integruar të kufijve.

Përmes një videokonference, zonja Tahiri bëri me dije se “Me Cooper-in kemi biseduar edhe për përgatitjet për mbajtjen e raundit të radhës, por ende nuk është konfirmuar nëse mund të mbahet të hënën e ardhshme. Mirëpo, mund të them se kjo është një datë preliminare, por që do të saktësohet gjatë këtyre ditëve”.

Po kështu, bën me dije RTK edhe shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviç paralajmëroi se dialogu me Kosovën do të vazhdojë të hënën në Bruksel, por sipas tij një temë kyç do të jenë vendkalimet administrative.

Por, edhe Stefanoviç pranoi se nuk është gjetur gjuhë e përbashkët me Bashkimin Evropian për kufijtë e Kosovës.

“Është shumë e vështirë. Nuk mund t’i imponohet Serbisë, që kalimet administrative t’i trajtojë si kufij shtetërorë”, tha Stefanoviç, duke nënkuptuar dy vendkalimet doganore të Jarinës dhe Bërnjakës në veri të Kosovës, molla e tensionit në veri, për të cilat qeveria e Kosovës nuk pranon më asnjë diskutim, pasi i përkasin territorit kombëtar të saj.

mit/NOA

KOMENTE