English

Fyle: Votimet sot, hapa përpara

Bruksel, 17 nëntor 2011, NOA - Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, mirëpriti sot vendimin Kuvendit të Shqipërisë për të krijuar komisionin që do të punojë për reformën zgjedhore si edhe votimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota. “Do të doja gjithashtu të mirëpres vendimin e konferencës së kryetarëve marrë me 14 nëntor për të themeluar një grup parlamentar punë për reformimin e rregullave të procedurës dhe një kalendar për të mbikëqyrur miratimin me 3/5 të ligjeve”. Këto zhvillime së bashku me fillimin e plotë të punës në parlament në muajin shtator nënkuptojnë hapa të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve politike në vend, të cilat pritet t’i japin fund ngërcit politik në Shqipëri’, thekson Fyle në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të KE-së.

Komisioni Europian shprehet i gatshëm për të vazhduar mbështetjen për përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.

a.q/NOA

KOMENTE