Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Oborri Mbretëror” flet për gjendjen e Leka Zogut të Parë
English

“Oborri Mbretëror” flet për gjendjen e Leka Zogut të Parë

Tiranë, 16 Nëntor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – I ashtuquajturi Oborri Mbretëror, ka dalë sonte me një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu i Parë, djali i ish-mbretit Zog.

“Familja Mbretërore lajmëron se N.M.T. Mbreti Leka I është shtruar dje, më dt. 15 nëntor 2011, në ora 17.00, në QSUT Nënë Tereza, në pavijonin e reanimacionit neurokirurgjik”, - thuhet në njoftimin zyrtar.

Kurse citohet se sipas drejtorit të shërbimit të reanimacionit, Prof. Mentor Petrela, “N.M.T. Mbreti Leka I po mjekohet për vuajtje multisistemike ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive dhe gjendja e Mbretit është relativisht e rëndë por nën kontroll dhe po merr terapinë e nevojshme”.

Në përfundim të njoftimit, Familja Mbretërore thotë se “falënderon ekipin mjekësor dhe stafin e QSUT Nënë Tereza për kujdesin dhe profesionalizmin që po tregojnë në dobi të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Mbretit Leka i”.

a.y/NOA

Lexoni gjithashtu: Leka Zogu i Parë, luftë me vdekjen në Neurokirurgji

KOMENTE