Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-politikanëve: Dialogu, detyrim kushtetues
English

Topi-politikanëve: Dialogu, detyrim kushtetues

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi i pranishëm mbrëmjen e sotmen në takimin e “Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës” ku merrnin pjesë diplomatë, drejtues të bashkësive fetare, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, akademikë e studentë, i bëri thirrje politikës për më shumë tolerancë.

“Dita e sotme është një apel për të gjithë ata, për ta lexuar nevojën për dialog politik dhe institucional jo si një dhuratë apo lëshim, por si detyrim kushtetues e civil, si mjeti i vetëm për t’u shërbyer si duhet qytetarëve dhe shoqërisë. Një vend me probleme që kërkojnë zgjidhje, nuk ka kohë për të humbur me konflikte boshe politike, nominale apo ideologjike. Politika ka përgjegjësinë të mos lejojë asnjëherë të shndërrohet në faktor dominues mbi qytetarët dhe interesat e tyre, por të bashkëjetojë dhe të bëhet zëdhënëse e këtyre interesave”, u shpreh Topi.

Ai tha se nën modelin e Nënë Terezës, shqiptares që u bë simbol i humanizmit për gjithë botën, shqiptarët ofrojnë një mentalitet të lirë hapjeje dhe respekti për tjetrin, përfshirë vendet e rajonit, disa prej të cilave vetëm një dekadë më parë ishin të përfshira në luftëra nacionaliste, madje edhe kundër shqiptarëve.

a.y/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi21:56 - 16 Nëntor 2011
    MIDIS TE TJERASH PRESIDENTI THA: "Dita e sotme është një apel për të gjithë ata, për ta lexuar nevojën për dialog politik dhe institucional jo si një dhuratë apo lëshim, por si detyrim kushtetues e civil, si mjeti i vetëm për t’u shërbyer si duhet qytetarëve dhe shoqërisë" Ku ka qene deri tani ky dialog,si detyrim Kushtetues? Kur do ta shohim me trasparence kete detyrim Kushtetues midis lidereve qe kane drejtuar per 20 vite Shqiperine mjerane?