English

Banega futet në planet e Bajernit

Gjermani, 18 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Bajerni i Munihut hidhet në sulm drejt Banega. Mesfushori argjentinas i Valencias, që gjatë merakos së verës ishte vetëm një hap larg Interit, me shumë mundësi mund të përfundojë në gjermani duke nisur që nga muaji janar 2012.

Siç bëhet e ditur nga Italsportpress, drejtuesit e klubit bavarez janë duke shtuar intensitetin e takimeve pikërisht për të arritur në një tratativë reale.

Kostoja e kartonit të Banega rrotullohet rreth shifrës së 13 milionë eurove, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE