English

Berisha: Aleanca e plehut, e pashpresë

Durrës, 18 nëntor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në ceremoninë e inaugurimit të impiantit të ri të biokarbureve në Porto Romano se vendi do të shtojë investimet për përdorimin e pasurive natyrore në të mirë të qytetarëve. Në fjalën e tij, Berisha ka sulmuar dhe opozitën duke e cilësuar si “aleancën kundër plehrave të cilët nuk kanë të ardhme”.

Berisha u shpreh se kjo aleancë nuk mund të marrë votat nga plehrat. “I them anti-globalizëve se nuk keni të ardhme. Se aleanca juaj e fundit e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë. Se ju nuk promovoni aspak pavarësisht pozicionit, mjedisin e shëndetshëm. Mos kërkoni vota në plehra se nuk do t`i gjeni” tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE