Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Në përgjigje të shpifjeve, do ndërtojmë çdo ditë
English

Berisha: Në përgjigje të shpifjeve, do ndërtojmë çdo ditë

Elbasan, 19 nëntor 2011, NOA- Kryeministri Sali Berisha inspektoi ditën e sotme ecurinë e punimeve të kilometrit të parë në tunelin e korridorit Tiranë-Elbasan.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai u shpreh se ky tunel së bashku me tunelin e Kalimashit dhe tunelin e Qafë Murrizit do të ndryshojë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë.

Sipas tij, Korridori Tiranë-Elbasan është segmenti më i vështirë dhe më i rëndësishëm i Korridorit 8.

Kryeministri theksoi se ky segment i rëndësishëm i Korridorit 8, do të shkurtojë me të njëjtin interval kohor, distancën mes Shkupit dhe Tiranës, ndërsa për transportin e rëndë e shkurton kohën për një orë e gjysmë.

Berisha theksoi se 1/4 e punimeve në korridorin Tiranë-Elbasan përfundoi në një hark kohor të shkurtër.

Në këtë moment ai kujtoi opozitën duke thënë se me përpjekje të jashtëzakonshme, ata përdorën pushtetin e tyre për të bllokuar statusin e vendit, bënë gjithçka për të bllokuar buxhetin për korridorin Tiranë-Elbasan.

Ai tha se opozita personalizoi korridorin me Sali Berishën dhe harroi që ky është korridori i miliona shqiptarëve.

Falë vendimit të marrë Berisha tha se, Shqipëria sot është e tëra në ndërtim.

“Ndaj dhe përkundrejt makinerisë së shpifjeve, të trillimit dhe nihilizmit, le të vazhdojmë në ndërtimin çdo ditë, çdo javë, çdo muaj të veprave të Shqipërisë europiane. Le tu përgjigjemi ne shpifjeve, trillimeve, mashtrimeve, me vepra dhe vetëm me vepra”, u shpreh Berisha.

Tuneli i korridorit Tiranë-Elbasan do të jetë me dy tuba, me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tub.

Tuneli së bashku me akset rrugore para dhe pas tij, respektivisht me gjatësi 13 kilometra dhe 11.5 kilometra do të formësojnë një rrugë të re, të rëndësishme, e cila shkurton distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 29.7 kilometra, duke e përshkruar atë vetëm në 18 minuta.

a.y/NOA

KOMENTE