English

PSM: Krijimi i komisionit për reformën, rikthim në normalitetin politik

Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste të Moderuar Gjergj Koja në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie u shpreh se numërimi elektronik i votave dhe depolitizimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve risjellin demokraci funksionale.

PSM përshëndet krijimin e Komisionit PS-PD për Reformën Zgjedhore, si një hap konkret e të rëndësishëm drejt rikthimit të jetës politike në vend, në normalitet. PSM, konsideron se reforma zgjedhore duhet të ketë vetëm një qëllim: barazinë e votës për të gjithë shqiptarët, si rruga e vetme për ti rikthyer vendit demokracinë funksiionale.

Koja thekson se numërimi elektronik i votave dhe depolitizimi i KQZ, janë thelbësore.

Më tej PSM denoncon veprimet paradoksale dhe antiligjore, si edhe tensionin politik të prodhuar nga segmente të pushtetit të maxhorancës në Qarkun e Fierit në lidhje me procedurat ligjore të zgjedhjes së Kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier.

a.y/NOA

KOMENTE