Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Asamble: Votat i kemi, të organizohemi për fitore
English

Rama në Asamble: Votat i kemi, të organizohemi për fitore

Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA- Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kreu i saj Edi Rama tha se partia duhet të organizohet për të fituar.

“Votat ne i kemi por duhet të organizohemi për fitore, duke u organizuar me moral, dhe fitorja nuk do të jetë me iluzion se do të marrim gjysmën e votave të Saliut, sepse ne kemi votat tona”, mësohet të jetë shprehur Rama para anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare.

Siç informon agjencia e lajmeve Noa.al, kreu i selisë rozë, Edi Rama ka thirrur në një takim të veçantë gjithë emrat e rinj që u bënë pjesë e forumit të larë të selisë rozë në zgjedhjet e kongresit të 5 nëntorit.

Takimi po zhvillohet pa praninë e mediave, ndërkohë që një ditë më parë, Rama u ka dërguar një letër gjithë anëtarëve të Asamblesë, ku u kërkonte që të kontribuonin për fitoren e selisë rozë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Muja13:12 - 19 Nëntor 2011
    Eshte kijamet kur njeriu shef endrra me sy hapur dhe humbje pas humbjes provon te therret qe i kemi votat e vetem te shkojme ne zgjedhje dhe do te pregaditemi per fitore. Pyes qe a eshte normal ky njeri, per çfar vote ben fjale dhe per çfar fitore flet ky humbes i njepasnjeshem dhe si si punon pakez koka e te mendoi se si i ka ardhur fundi dhe perendimi po e pret . Vetem ne politiken e majte aktuale social-puniste shqiptare ka entuziazem te xhaxhit Enverit i cili do na prije me furi drejte fitoreve te reja. Kuptohet se çfar fitore e pret Edi Ramen ne zgjedhjet e vitit 2013 nese deri ne ato zgjedhje do te jete akoma kapo i PS-së.