English

Vetëvendosje, protestë ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Prishtinë, 18 Nëntor 2011 NOA - Një letër proteste i ka dërguar Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, Ministrit të Punëve të Jashtme z.Enver Hoxhaj.

Letra vlerëson se pavarësisht bindjeve partiake të ministrit, organizimet që bëhen nën logon e institucioneve politike të Republikës sonë dhe me paratë publike të qytetarëve të Kosovës, nuk guxojnë ta anashkalojnë asnjë subjekt politik të vendit.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i kuptojë dy gjëra që janë tejet të rëndësishme në demokraci: se institucionet publike janë të paprivatizueshme; dhe se në demokraci ekzistojnë koncepte të ndryshme të politikës të cilat kanë të drejtë të flasin, veprojnë dhe të dëgjohen. Këtë anashkalim të qëllimshëm që i ka bërë në këtë rast Grupit tonë Parlamentar Ministria e Punëve të Jashtme, nuk mund ta kuptojmë ndryshe përveç si tentim për ta bërë zërin tonë të padëgjueshëm në këtë forum të rëndësishëm për politikën e jashtme”, - thuhet në letër.

Më poshtë vijon letra e plotë:

Letër Proteste

Drejtuar: Ministrit të Punëve të Jashtme Z. Enver Hoxhaj

Prishtinë, 18 nëntor 2011

Konferenca për politikë të jashtme e organizuar nga ju, e cila fillon punën sot, e pagëzuar Gërmia Hill, mbledh një numër të konsiderueshëm të personaliteteve nga jashtë si dhe të politikës brenda Kosovës, dhe është vlerësuar të jetë konferenca më e madhe e këtij lloji e organizuar ndonjëherë në vendin tonë. Nga lista e pjesëmarrësve kuptuam se në të janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe deputetë të caktuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më saktësisht në të janë ftuar deputetë nga Grupi Parlamentar i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Unë nuk e di nëse Grupet tjera Parlamentare kanë qenë të ftuara dhe nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Por e di një gjë për të sigurt: se asnjë deputetë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka pranuar ftesë për këtë konferencë. Dhe kjo është e papranueshme.

Pavarësisht bindjeve partiake dhe personale të Ministrit dhe/ose Zëvendës Ministrit, organizimet që bëhen nën logon e institucioneve politike të Republikës sonë dhe me paratë publike të qytetarëve të Kosovës, nuk guxojnë ta anashkalojnë asnjë subjekt politik të vendit. Kjo konferencë nuk është private dhe nuk i lejohet askujt ta trajtojë si të tillë, pra ta privatizojë atë, siç keni bërë me vendimin për atë se kush do të ftohet në të.

Kjo sjellje e juaj merr përmasa edhe më alarmante kur merret parasysh se nuk është ftuar as Kryetari i Komisionit të Kuvendit për Politikë të Jashtme, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë ftesë vetëm e vetëm se është deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kjo nënkupton që Ministria e ka anashkaluar Kuvendin. Pra, që ekzekutivi dëshiron ta heshtë përfaqësimin.

Qeveria e Kosovës duhet t’i kuptojë dy gjëra që janë tejet të rëndësishme në demokraci: se institucionet publike janë të paprivatizueshme; dhe se në demokraci ekzistojnë koncepte të ndryshme të politikës të cilat kanë të drejtë të flasin, veprojnë dhe të dëgjohen. Këtë anashkalim të qëllimshëm që i ka bërë në këtë rast Grupit tonë Parlamentar Ministria e Punëve të Jashtme, nuk mund ta kuptojmë ndryshe përveç si tentim për ta bërë zërin tonë të padëgjueshëm në këtë forum të rëndësishëm për politikën e jashtme. Ky tentim heshtjeje e paraqet Kosovën gjithsesi të mangët në debatin politik dhe është një pasqyrë jashtëzakonisht e keqe edhe para personaliteteve tjera politike nga vendet e jashtme. Ministri apo Zëvendësministrat mund të mos pajtohen me ne. Por ata në asnjë mënyrë nuk guxojnë dhe nuk mund të na heshtin.

Letra Pavarësisht bindjeve partiake dhe personale të Ministrit dhe/ose Zëvendës Ministrit, organizimet që bëhen nën logon e institucioneve politike të Republikës sonë dhe me paratë publike të qytetarëve të Kosovës, nuk guxojnë ta anashkalojnë asnjë subjekt politik të vendit. Kjo konferencë nuk është private dhe nuk i lejohet askujt ta trajtojë si të tillë, pra ta privatizojë atë, siç keni bërë me vendimin për atë se kush do të ftohet në të.

Kjo sjellje e juaj merr përmasa edhe më alarmante kur merret parasysh se nuk është ftuar as Kryetari i Komisionit të Kuvendit për Politikë të Jashtme, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë ftesë vetëm e vetëm se është deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kjo nënkupton që Ministria e ka anashkaluar Kuvendin. Pra, që ekzekutivi dëshiron ta heshtë përfaqësimin.

Qeveria e Kosovës duhet t’i kuptojë dy gjëra që janë tejet të rëndësishme në demokraci: se institucionet publike janë të paprivatizueshme; dhe se në demokraci ekzistojnë koncepte të ndryshme të politikës të cilat kanë të drejtë të flasin, veprojnë dhe të dëgjohen. Këtë anashkalim të qëllimshëm që i ka bërë në këtë rast Grupit tonë Parlamentar Ministria e Punëve të Jashtme, nuk mund ta kuptojmë ndryshe përveç si tentim për ta bërë zërin tonë të padëgjueshëm në këtë forum të rëndësishëm për politikën e jashtme. Ky tentim heshtjeje e paraqet Kosovën gjithsesi të mangët në debatin politik dhe është një pasqyrë jashtëzakonisht e keqe edhe para personaliteteve tjera politike nga vendet e jashtme. Ministri apo Zëvendësministrat mund të mos pajtohen me ne. Por ata në asnjë mënyrë nuk guxojnë dhe nuk mund të na heshtin.

Prandaj, shumë shpejt presim përgjigje zyrtare me shkrim nga ju për të na treguar arsyen përse nuk është ftuar asnjë deputet i Grupit Parlamentar në konferencën Gërmia Hill, përfshirë Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Visar Ymeri, Kryetar i Grupit Parlamentar

Lëvizja VETËVENDOSJE!

KOMENTE