Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni i lustrimit i bllokuar
English

Komisioni i lustrimit i bllokuar

Shkup, 19 nëntor 2011, NOA- Bojkoti i punimeve të Komisionit të Lustrimit nga ana e dy anëtarëve të saj ka bërë që ky organ të përballet me krizë dhe ngecje në shqyrtimin e lëndëve. Dy anëtarët Bllagoja Geshovski dhe Janake Vitanovski po bojkotojnë punimet në shenjë revolte, për shkak se kryetari aktual i komisionit Tome Axhiev vazhdon të mbajë detyrën, edhe pse sipas Ligjit ai me rotacion dhe me miratimin e Parlamentit, pas gjashtë muajve duhet t`ia dorëzojë detyrën njërit nga anëtarëve të këtij komisioni.

Dy anëtarët kërkojnë që të arrihet kompromisi dhe të bëhet rotacioni i kreut të komisionit, derisa Axhiev pretendon se ai vazhdon të jetë kryetar, pasi që nuk është ndërruar nga ana e Parlamentit. Ky i fundit ka nisur një nismë për të shkarkuar dy anëtarët bojkotues dhe nismën ta dërgojë deri tek Parlamenti, në rast se ata për herë të tretë nuk do të marrin pjesë në punimet e komisionit. Dy anëtarët që janë të zgjedhur nga opozita akuzuan Axhievin se ai po punon sipas diktatit të politikës dhe se ai tashmë nëntë muaj është në mënyrë të paligjshme në krye të komisionit.

Derisa LSDM ka propozuar njërin nga anëtarët bojkotues për kreun e komisionit, PDSH ka propozuar anëtarin Agim Mehmeti, i cili me rotacion një herë ka kryer detyrën e kreut të Komisionit të Lustrimit. Problemet e tilla kanë bllokuar dhe po shkaktojnë mosbesim dhe pengesa në kryerjen e misionit të këtij komisioni.

(INA)/NOA

KOMENTE