Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Të hapet konsullatë shqiptare në Manastir
English

Spahiu: Të hapet konsullatë shqiptare në Manastir

Shkup, 20 nëntor 2011, NOA - Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar hapjen e konsullatës shqiptare në Manastir, qytetin e njohur të konsujve. “Kam dy mesazhe apo kërkesa që do t’ua drejtoj zyrtarëve në Tiranë: E para është që Qeveria Shqiptare të hapë Konsullatë në Manastir sa më parë; dhe e dyta është që të interesohet edhe për respektimin e reciprocitetit, e këtu e kam fjalën për respektimin e gjuhës shqipe me interes të bashkëjetesës, sepse për të bashkëjetuar duhet njohur edhe gjuha e bashkëvendasve, që në rastin konkret nënkupton njohjen e gjuhës shqipe nga bashkëvendasit maqedonas”, theksoi kreu i AK, Kreshnik Spahiu.

Sipas tij, kjo nuk është kurrfarë kërkese maksimaliste, por është kërkesë e kohës bashkëkohore për bashkëjetesë. Duke folur për integrimet globale dhe ato europiane, Kreshnik Spahiu ripërsëriti edhe një herë dhe riafirmoi idenë se shqiptarët në integrimet europiane duhet të shkojnë të bashkuar, gjë që nuk rrezikon asnjë postulat apo koncept tjetër evropian.

“Tani, koha e luftërave ka përfunduar, ajo kohë ka mbaruar. Tani është kohë tjetër, është kohë që ka vetëm luftë idesh dhe ne afirmojmë këto ide bashkëkohore të integrimeve”, theksoi Spahiu.

Lidhur me kërkesën e publikuar kohë më parë, vetëm presidenti Bamir Topi përmes një përgjigjeje lëshuar nga presidenca ka mbështetur idenë e hapjes së konsullatës shqiptare në Manastir. Përgjigje rreth kësaj ka munguar nga ministria e jashtme dhe qeveria në Tiranë.

NOA/INA

KOMENTE