Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident te “Rruga e Elbasanit”, plagosen 3, një vajzë në gjendje të rëndë
English

Aksident te “Rruga e Elbasanit”, plagosen 3, një vajzë në gjendje të rëndë

Tiranë, 20 nëntor 2011, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa minutash në qendër të kryeqytetit, në rrugën e Elbasanit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Dy makina janë përplasur keqas me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë, me të cilën po ecnin duke plagosur tre persona, që udhëtonin në to.

Sipas të dhënave paraprake nga aksidenti i rëndë janë plagosur një djalë dhe dy vajza, njëra prej të cilave është në gjendje të rëndë.

Burime nga policia e Tiranës thanë se makinat e përplasura janë një BMW dhe një makinë Mini Cuper, e cila duket se ka pësuar edhe përplasjen më të rëndë gjatë aksidentit.

Deri më tani nuk bëhet ende i ditur identiteti i të plagosurve, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka patur viktima.

Policia dhe punonjësit e Urgjencës së QSUT-së kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit në spital.

Në pak minuta zona e aksidentit mund të ishte kthyer në një tmerr edhe për makinat e tjera, duke qenë se në këtë orë kjo zonë është tejet e populluar.

mit/NOA

KOMENTE