Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rinis sot në Bruksel dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë
English

Rinis sot në Bruksel dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 21 nëntor 2011, NOA – Dy delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot dhe nesër në Bruksel në raundin e shtatë të dialogut teknik, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia NOA.al.

Zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës bëri me dije pasditen e të dielës, se në raundin e shtatë të dialogut teknik, që do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2011 do të bisedohet për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe për çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjithashtu pritet të shtrohet në tryezë çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Duket se pala kosovare, e drejtuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka krijuar epërsi në dialog në raport me palën e Serbisë, për faktin se Komisioni Evropian zyrtarisht ka vlerësuar rolin konstruktiv të Qeverisë së Kosovës në dialog, ndërkohë, që ka kritikuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve si dhe ka kërkuar nga ajo përmbushjen e obligimeve nga dialogu dhe arritjen e marrëveshjeve të reja me Kosovën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet për rezultate konkrete si dhe do të mbrojë qëndrimin se suksesi i dialogut teknik është në zbatimin e marrëveshjeve, si dhe do të ripërsërisë kërkesën që Kosova të shpërblehet për konstruktivitetin në këtë dialog, duke vendosur marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian”, nënvizohet në deklaratën e zyrës së shtypit të qeverisë së Kosovës.

Kosova pret të ketë përparime esenciale drejtë BE-së si një shtet me filozofi dhe praktika evropiane dhe euro-atlantike, në prag të vendimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, që pritet të mbahet me 9 dhjetor 2011.

Në delegacionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë edhe, Lirim Greiçevci - këshilltar politik i Kryeministrit, Dren Zeka - këshilltar kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Arjeta Rexhaj – këshilltare Politike, Gazmir Raci – këshilltar Politik, Elona Cecelia – këshilltare Politike, Visar Xani – Këshilltar Politik, Ibrahim Gashi - zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Edon Cana – Koordinator për bashkëpunim rajonal në ZKM, Naim Huruglica – Drejtor i Doganave të Kosovës, Fisnik Rexhepi – Këshilltar Politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Qemajl Marmullakaj- Zyrtar i lartë për planifikim të politikave (ZKM), Shaban Guda- Policia e Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE