English

“Zbutet” Vokshi: Nga Hysi e Kodheli dua vetëm 1 lekë për shpifjet

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA - Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ndryshon padinë për shpifja ndaj kolegeve të saj socialiste, duke kërkuar dëmshpërblimin simbolik. Nga shuma fillestare prej 20 mijë eurosh, deputetja demokrate kërkon vetëm 1 lekë nga secila prej kolegeve të saj, Mimi Kodheli dhe Valentia Hysi Procesi gjyqësor i sotëm ndaj deputetes socialiste Mimi Kodheli është shtyrë për mungesë të avokatëve dhe si pasojë kërkesa për ndryshimin e dëmshpërblimit për të nuk është depozituar.

a.q/NOA

KOMENTE