Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS kundër Topit, Rama: Nuk votojmë Leskajn për në KLSH
English

PS kundër Topit, Rama: Nuk votojmë Leskajn për në KLSH

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA – Socialistët nuk do të votojnë propozimin e presidentit Topi për të emëruar Bujar Leskajn si kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kryetari i PS-së, Edi Rama tha në mbledhjen e grupit kuvendor socialist se ky emër nuk i përmbahet paketës prej 10 pikash të propozuara nga e majta.

“Ne jemi për një figurë jo politike në krye të KLSH-së dhe Bujar Leskaj nuk i përmbush kushtet e propozuara nga kjo forcë politike në paktin prej 10 pikash. Ndërkohë që ka një traditë që kryetarin e KLSH-së nuk e merr qeveria, po nuk propozohet asnjë një figurë politike. Bujar Leskaj jo vetëm vjen nga partia në pushtet por nuk përmbush asnjë kusht për tu votuar prej nesh”, tha Rama gjatë fjalës përpara deputetëve.

Sipas kryesocialistit, nëse dekreti i presidentit Topi kalon në Kuvend atëherë ky institucion nuk do të quhet më Kontrolli i Lartë i Shtetit por i pushtetit.

Dekreti i Topit vjen pas rrëzimit të kandidaturës së parë zgjedhur prej tij për kreun e KLSH-së, Sali Shehun, rrëzuar nga maxhoranca si kandidaturë e papranueshme. Ndërkohë, mazhoranca, nëpërmjet deputetit Paloka një ditë më parë paralajmëroi se mund të mbështesë ish deputetin demokrat Leskaj për në krye të KLSH-së.

a.q/NOA

KOMENTE